Sport Ndërkombëtar

Atletico e sheh Emi Martinez si zëvendësuesin e Jan Oblak

Martinez

Atletico Madrid ka filluar përgaditjen për largimin e Jan Oblak.

Skuadra spanjolle ka shprehur interesim në portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez si zëvendësues për Oblak nëse ky i fundit largohet.

Portieri slloven ka kontratë që e lidh atë me Madridin vetëm deri në vitin ardhshëm dhe rinovimi nuk duket në horizontin e afërt.

Klubi i Diego Simeone po vlerëson opsionet alternative dhe Martinez është prioriteti numër një sipas Mirror.

Atletico madje do të konsideroj shitjen e Oblak në janar për të mos rrezikuar ta humbasin me parametra zero në verë.

Manchester United është ndër skuadrat që ka shprehur interesim.

Nëse ai largohet Martinez shihet si zëvendësuesi ideal – i cili nuk do ta refuzonte mundësin të luajë në Champions League.

Martinez iu bashkua Aston Villas nga Arsenali për 20 milionë euro në vitin 2020 – dhe tani konsiderohet si një nga portierët më të mirë të ligës.

Si dhe ka siguruar një vend startues në kombëtaren e Argjentinës – ku ishte komponent kyçë në triumfin në Copa America./Shqip.com