Sport Ndërkombëtar

Atletico blindon liderin e skuadrës

Antonie Griezmann

Antoine Griezmann do të rinovojë kontratën me Atleticon e Madridit teksa ajo aktualja i skadon në vitin 2026.

Plani i “Los Colchoneros” është të finalizojnë marrëveshjen e re në muajt e ardhshme, teksa të gjitha palët janë në diskutim të vazhdueshëm.

Klubi madrilen e cilëson Antoine Griezmann si një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin.

Francezi po shijon periudhën e tij të dytë me Atleticon, pasi e para zgjati për pesë vite nga 2014 deri në 2019.

Për tri sezone, Griezmann luajti edhe tek Barcelona por nuk shijoi të njëjtin produktivitet si tek ekipi i Simeones.

Në 2022, kampioni i botës u rikthye sërish në Wanda Metropolitano dhe trajneri Diego Simeone e ka kthyer përsëri në një pikë të rëndësishme të lojës së tij.

Si për të konfirmuar këtë gjë, mjaftojnë statistikat e këtij edicioni futbollistik, ku Antoine Griezmann ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.

Në total, 33-vjeçari ka luajtur 383 ndeshje me “Los Colchoneros” dhe ka fituar një Europa League, një Superkupë Europe dhe një Superkupë Spanje me klubin madrilen.

/Shqip.com