Sport Ndërkombëtar

Atleti ukrainas mban në dorë pankartën “Jo Luftë” në Lojërat Olimpike

Foto: BBC Sport

Një atlet ukrainas shfaqi një pankartë kundër luftës gjatë një gare në patinazh në Lojërat Olimpike në Pekin në mes tensioneve në rritje në kufirin e Ukrainës me Rusinë, raporton BBC, përcjell shqip.com.

Vladyslav Heraskevych shkurt e mbajti një pankartë që shënonte ‘Jo luftë në Ukrainë’ pas garës së tij të tretë të premten.

Rusia vazhdimisht ka mohuar planet për pushtimin e Ukrainës pavarësisht mbledhjes së më shumë se 100 mijë trupave afër kufirit.

“Është pozicioni im, sikur çdo njeri tjetër normal nuk dua luftë,” tha ai.

“Unë dua paqe në shtetin tim dhe paqe në botë, pra askush s’e do. Ai është pozicioni im, luftoj për atë, luftoj për paqe”.

“Në shtëpi, në Ukrainë, është me të vërtetë shqetësuese, shumë lajme rreth armëve, rreth disa ushtrive përreth Ukrainës. Nuk është në rregull, jo në shekullin 21”.

Rregullat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ndalojnë atletët të bëjnë ndonjë formë të qëndrimeve politike, por Heraskevych nuk mendon se do ndëshkohet për gjestin e tij.

“Mendoj që Lojërat gjithashtu luftojnë për paqe, për shtete të bashkuara, pra shpresoj që të jenë me mua në këtë situatë, ashtu që askush të mos dojë luftë”, tha ai.

Edhe pse Rusia mohon që po planifikon të pushtojë Ukrainën, ajo ka filluar stërvitje masive ushtarake me shtetin fqinj Bjellorusinë, dhe Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokim të qasjes së saj në det.

Kryeministri i Britanisë së Madhe tha të enjten që Evropa ballafaqoi krizën më të madhe të sigurisë në dekada në mesin e tensioneve./SHQIP.com