Ekonomi

ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro.

Sipas ATK-së, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milionë euro apo 2.1 për qind. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime.

Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind.

“Performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit. Po ashtu, vlen të theksohet se kjo rritje ka ndodh pa pasur ndryshim të normave tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

/Shqip.com