Ekonomi

ATK: Në gjashtëmujorin e parë, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion €

Ilustrim
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa sipas njoftimit, tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100 për qind.

Tutje, thuhet se në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro.

“Qarkullimi i deklaruar për vitin 2021 ishte 10.7 milionë euro, kurse në vitin 2022 është 20.9 milionë euro, ndërsa tatimet e paguara nga këngëtaret dhe grupet muzikore për vitin 2022 janë mbi 2 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të deklarimit dhe pagesave mbi 100%. Përderisa vetëm në periudhën janar-qershor 2023, pagesat e tatimeve nga këngëtarët janë 1.2 milion euro”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com