Lajme

ATK me plan veprimi për personat që nuk përmbushin detyrimet tatimore, theks i veçant veprimtarisë ndërtimore

Asministrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikatë për media ka dalur me plan strategjik me të cilin do të kryej aktivitete për identifikimin e personave të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Sipas ATK-së ky plan veprimi po implementohet.

“Plani për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë po vazhdon të implementohet, ku përmes këtij plani ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor”.

ATK, fokus të vecant i jep identifikimit të veprimtarisë ndërtimore që përfshihet ndërtimi i lartë dhe i ulët e të tjera. 

“Do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj” thuhët, në komunikatën e ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës

Po ashtu sipas njoftimit ATK-ja do të merret dhe me persona fizik që kanë dhënë token për ndërtim që ndërlidhen me këtë obligim.

“Në fokus të veçante po ashtu do të jenë edhe personat fizik që kanë dhënë token për ndërtim (kompensimet, banesa, lokale, parkingje) dhe ndërlidhja me obligimin e tyre tatimor”

Sipas ATK, me kryejen e obligimeve tatimore kontribuohet në shërbimet publike të shtetit./Shqip.com