Lajme

ATK mbledh mbi 130 milionë euro borxhe gjatë vitit 2021

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2021 ka mbledhur mbi 130 milionë borxhe, shifër e cila i bie se ka rritje për 34 për qind për gjatë viteve, përcjell Shqip.com.

Në një konferencë për media ku u prezantuan të arriturat e këtij Institucioni, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se kjo ka ardhur si pasojë e reformës për grumbullimin e borxheve.

Sipas tij, gjatë këtyre ditëve janë duke punuar që të fillojnë reformimin e sistemit të ri të IT-së që thotë se “do ta dërgojë ATK-në në tjetër nivel”.

“Gjatë viti 2021 kemi rritje të inspektimeve dhe rritje të gjobave për bizneset që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë ose s’kanë bërë deklarime”, ka thënë Murtezaj.

Po ashtu, ai shton se pritjet për të hyrat tatimore deri në fund të këtij viti janë rreth 595 milionë euro.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të cilit Murtezaj i kërkoi ndryshimin e nënshkrimit të kontratave mes punëdhënësve dhe punëtorëve të rinj.

Murtezaj tha se punëdhënësi duhet t’ia përgatit kontratën punëmarrësit një ditë ose dy para se të fillojë punën, në mënyrë që të ketë shmangie nga dallaveret që i bëjnë bizneset duke thënë se sot ka filluar punën punëtori, kështu duke mos pasur dokument për të./SHQIP.com