Ekonomi

ATK mbledh edhe 1 milion e 157 mijë euro borxhe

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në 29 subjekte biznesore javën që shkoj është zhvilluar aksion me qëllim të trajtimit të borxheve tatimore.

Si rezultat i këtij aksioni, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme sipas ATK-së, janë inkasuar  borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

“Si rezultat i këtij aksioni ngjashëm edhe me aksionet tjera, të cilat janë ndërmarr në vazhdimësi nga Departamenti i Mbledhjes se Detyrueshme, janë inkasuar borxhe tatimore në vlerë prej 1 milion e 157 mijë euro.

Ne kuadër të këtij aksioni kemi inkasim të borxhit total, si dhe inkasim me paradhënie në kuadër të marrëveshjeve që tatimpaguesit kanë hyre me ATK-në”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Tutje, bëhet e ditur se Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme do të ndërmarr të gjitha procedurat për ata që nuk i kryejnë obligimet tatimore.

“Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme mbetet i përkushtuar  maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri tek konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni Tatimor”, thekson ATK-ja.

/Shqip.com