Ekonomi

ATK-ja thotë se i ka tejkaluar objektivat në inkasimin e të hyrave sivjet

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi të martën se ka tejkaluar objektivat e parapara, me thekës të veçantë në inkasimin e të hyrave për periudhën janar-shtator 2021.

Sipas njoftimit, janë 44.8 milion euro apo 11.2 për qind të hyra tatimore të inkasuara për periudhën janar-shtator 2021, të cilat shifra sipas tyre, kanë tejkaluar pritshmëritë krahas planifikimeve të parapara.

“Më tej statistikat tregojnë që ATK-ja ka punuar me përkushtim në arritjen dhe tejkalimin e parashikimeve, kështu duke arritur që të mbledhë në total 447.01 milion euro tatime, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, atëherë kemi rritje për 110.8 milion euro apo 33 %, si dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 kemi rritje prej 74.7 milion euro apo 20.1 %”, thuhet në komunikatën për media.

May be an image of text that says 'Të hyrat 2021 372 447 336 450 ANTG 400 350 300 250 200 150 100 50 2019 2020 2021'

ATK-ja bën të ditur se një nivel si ky i arritjes së inkasimi të të hyrave, reflekton në zvogëlim të shmangieve tatimore, përfshirje të barabartë në sistemin tatimor të të gjithë tatimpaguesve, ulje të nëndeklaruesve, si dhe përkushtim profesional të stafit të ATK-së në zhvillimin e aktiviteteve sipas hartimit të planeve të punës dhe Strategjisë së Përmbushjes.

“Strategji kjo e cila është e orientuar në krijimi e një mjedisi përmbushës, duke lehtësuar procesin e përmbushjes përmes ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve për të gjithë tatimpaguesit, të cilët përmbushin vullnetarisht detyrimet e tyre ligjore”.

“Ndërsa, në anën tjetër zbatimi i forcës së ligjit bazuar në rrezik përmes identifikimit dhe trajtimit të të gjithë atyre tatimpaguesve të cilët hezitojnë apo kanë vendosur të mos përmbushin detyrime e tyre ligjore”, thuhet më tej në komunikatë./SHQIP.com

May be an image of text