Ekonomi

ATK-ja për katër muaj inkasoi 317 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, tha se gjatë periudhës janar-prill kanë arritur që të inkasojnë mbi 317 milionë euro.

Sipas tij, plani për inkasimin e të hyrave për vitin 2023 pritet që të jetë në vlerë mbi 895 milionë euro, teksa shtoi se çështja e borxheve tatimore është një problem që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në.

Murtezaj tha se sa i përket trend të rritjes së të hyrave, është si rezultat i punës që është duke u bërë në sistemin, i cili është duke shkuar në drejtim të automatizmit të shumë proceseve të punës brenda ATK-së.

“Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me një perfomancë të shkëlqyer në grumbullimi e të hyrave shtetërore. Gjatë periudhës janar-prill 2023 ka arritur që të inkasoj mbi 317 milionë euro, shumë kjo që është më e lartë se sa periudha e njëjta e vitit të kaluar në vlerë rreth 48 milionë euro apo kemi 17.7 për qind më tepër se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar”, tha ai.

Sipas Murtezajt, nga viti 2020 ka pasur një menaxhim më të mirë të borxheve, e kjo thotë është rezultat i shumë faktorëve.

“Çështja e borxheve tatimore është një çështje që vazhdimisht e ka preokupuar ATK-në dhe në këtë drejtim do të thotë falë reformës që e kemi bërë vitin e parë, nga fillimi i vitit 2020 kemi arritur që të kemi një menaxhim shumë më të mirë të borxheve, përkundër rritjes së inkasimit jashtëzakonisht të lartë do të thotë nëse shohim me vitet paraprake mbi 200 për qind rritje të efikasitetit të inkasimit, prapë se prapë është duke vazhduar trendi i rritjes së stokut të borxheve si rezultat i shumë faktorëve“, tha ai për Ekonomia Online.

/Shqip.com