Lajme

ATK-ja inkason 417 mijë euro në 12 subjekte

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një aksioni ka arritur që të inkasojë 417 mijë e 163 euro në 12 subjekte afariste.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Dje janë inkasuar 417,163 euro borxhe. Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake./Shqip.com