Ekonomi Biznes

ATK-ja gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka gjobitur Administratën Tatimore të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale.

Sipas njoftimit, ATK-ja brenda afatit të përcaktuar ka zbatuar vendimin e AIP-së.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi me vendimin Nr. 04/22, të datë 24.01.2022, ka shqiptuar gjobë kundërvajtësve ndaj Administratën Tatimor të Kosovës për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin për media.

“Administrata Tatimor e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme në zbatim të vendimit të AIP-së, duke dëshmuar në këtë rast, gatishmërinë e tyre për respektim të Ligjit Nr. 06/L-082  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ndryshe, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka paraparë, që çdo kontrollues, përpunues i të dhënave personale, përpunimin e të dhënave të bëjë në mënyrë të ligjshme në të kundërtën Agjencia për Informim dhe Privatësi, në bazë të kompetencave ligjore është e detyruar të ndërmarrë veprimet dhe masat e duhura deri tek shqiptimi  gjobave për mos respektim të dispozitave të parapara në ligj./SHQIP.com