Lajme

ATK do t’i hetojë këngëtarët e gastronominë në lidhje me deklarimin e të hyrave, Murtezaj: Do të ndëshkohen

Ilustrim

“Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e tyre për të evidentuar aktivitetet për veprimtarin gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës”.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili ka thënë se ka informacione se shume persona kanë deklaruar me pak se sa kanë fituar.

inspektimet që kemi bërë, ka rezultuar se sektori i Gastronomisë është njëri ndër sektorët që bën rreziqe në mospërmbushje të obligimeve tatimore.

Ai ka thënë se tashmë kanë edhe fakte dhe informacione për këtë.

“Në kuadër të kësaj, ne fillimisht kemi filluar me inspektime në terren dhe njëkohësisht kemi siguruar fakte e informata të cilat e kompletojnë dosjen qoftë person fizik ose person afarist me ç’rast kemi ardh në përfundim gjithnjë duke menduar që të minimizojmë çdo mundësi çdo mundësi biznes ose person fizik të shmang pagesat tatimore”, tha ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj

Murtezaj ka shtuar se nëse nuk i përmbushin obligimet do të ndëshkohen.

“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”./SHQIP.com