Ekonomi Biznes

ATK dënon bizneset me 13 mijë euro gjobë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve te bizneset që nuk janë pajisur me arkë fiskale dhe tek ato që kanë pajisjen, por që nuk lëshojnë kupona fiskal.

“Aktivitetet në teren janë duke u zhvilluar te ato biznese, për të cilat ATK ka pranuar informacione se nuk janë duke lëshuar kuponë fiskal, tek të cilat më pas është konstatuar përdorimi i printerit jo-fiskal. Për secilin rast janë lëshuar gjoba, vlera e këtyre gjobave është 13 mijë euro. Gjithashtu, janë konfiskuar pajisjet jo-fiskale, si dhe do të iniciohen Kallëzime Penale”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Administrata Tatimore e Kosovës inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesave ligjore, në të kundërtën do të aplikohen ndëshkimet administrative ashtu siç janë përcaktuar me legjislacionin tatimor.

/Shqip.com