Lajme

Atiq propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 € për çiftet e reja

Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut
Erden Atiq - Kryetar i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) në këtë Komunë, propozim-vendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.

“Sot kam dërguar propozimvendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja. Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Në propozimvendim thuhet se shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.

Postimi i tij i plotë:

Sot kam dërguar propozim vendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijet e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja.

Ashtu siq jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona.

/Shqip.com