Rozë

Atifete Jahjaga befason me pamjen e re

Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është komentuar për pamjen e saj të jashtme dhe stilin e saj.

Çdo paraqitje e saj është përfolur gjatë, derisa të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar për operacione plastike për shkak që ajo ka ndryshuar ndërkohë.

Ndonëse nuk ka reaguar asnjëherë për këtë, ndryshimi i madh në pamjen e saj duket qartë te ish-presidentja e vendit.

E tillë është edhe paraqitja e saj e fundit gjatë ditës së sotme, ku fytyra e saj duket e tjetërsuar dhe komentet në lidhje më këtë ishin të shumta.

Atifete Jahjaga është Presidentja e parë femër e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga 2011 deri në 2016.

Presidentja Jahjaga kushtoi përpjekje të rëndësishme për fuqizimin e grave dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. 

Në këtë kontekst, në vitin 2012, ajo organizoi Samitin Ndërkombëtar të Grave “Partneriteti për Ndryshim – Fuqizimi i Grave”, ku morën pjesë 200 udhëheqës nga Kosova, Evropa e gjerë, Amerika e Veriut, Afrika dhe Lindja e Mesme./SHQIP.com