Lajme Ballkan

Athinë: Shqiptari vret shoferin e një makinë, plagos dy policë dhe në fund eliminohet nga efektivët

Ilustrim.

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmë pasmesnate në shtetin e Greqisë, në Athinë.

Dy viktima dhe tre të plagosur është bilanci i mbrëmjes së të shtunës në Athinë pas dy përplasjesh me armë. Dhe, si duket i përfshirë është një shqiptar, raporton ABCNews.

E gjithë ngjarje besohet se ka nisur në ora 21:30 minuta.

Pas aksidentit, pasagjeri i mjetit tip “Mercedes” ka kapur armën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë të automjetit me të cilin ka ndodhur përplasja, duke plagosur drejtuesin dhe pasagjerin.

Kur pa efektivët, sipas raportimeve, shqiptari nisi të qëllonte drejt tyre duke plagosur dy efektivët e policisë, njëri në këmbë dhe tjetri në gjoks. Policia i është kundërpërgjigjur zjarrit dhe shqiptari ka gjetur vdekjen./Shqip.com