Lajme

Atentat në Vlorë – Vriten me breshëri plumbash 2 persona, shkak dyshohet hakmarrja

Vrasja në Vlorë

Një vrasje mafioze tronditi Vlorën paraditen e kësaj të enjte, ku viktimë mbetën dy të rinj 34 dhe 37 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50 në dalje të fshati Panaja.

Siç raportojnë mediat shqiptare nga një makinë “BMW” pa targa, dyshohet se është qëlluar nga së paku 3 persona drejt mjetit Benz në të cilin po udhëtonin viktimat.

Si pasojë e breshërisë së plumbave të derdhur ndaj tyre, të rinjtë humbën jetën në vendin e ngjarjes dhe policia e Vlorës pati vështirësi në identifikimin e tyre pasi viktimat nuk kishin mjete identifikimi.

Pas ngjarjes autorët ende të pa identifikuar u larguan në aksin Levan Tepelenë dhe në afërsi të fshatit Çerven dogjën mjetin “BMW” në brendësi të të cilit braktisën 3 kallashnikovë.

Hakmarrja dyshohet se fshihet pas kësaj ngjarje të rëndë pasi viktimat rezultojnë të implikuara në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj gushtin e vitit 2019./SHQIP.com