Atentat i frikshëm në Tiranë, 4 të plagosur pasi një makinë G Class u qëllua me breshëri plumbash
Publikuar:
(17.04.2025 22:12:00)

Një atentat mafioz tronditi Tiranën mbrëmjen e kësaj të enjte.
Sipas informacioneve paraprake, katër persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata po marrin trajtim në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ku një automjet G Class u qëllua me breshëri plumbash.
Ky është atentati i dytë brenda dy orësh në vend, teksa një vrasje mafioze ndodhi më herët në Lezhë, ku u eliminua Gjovan Prendi, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në të shkuarën.
Gjovalin Prendi ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar në Greqi dhe i njohur për armiqësinë me ish-bosin e kumarit, Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej gushtit 2022.
/Shqip.com