Rozë

Atdheu sqaron raportin me Arjolen

Arjola Demiri dhe Atdhe Xheravina

Emri më i komentuar i momentit është Atdhe Xheravina.

Kjo pasi ai ka prerë flokët duke e ndryshuar stilin e tij për një kauze të rëndësishme.

Ai ka dhuruar flokët për personat e prekur me kancer.

I ftuar në “Ftesë në 5” tha se ky ishte një gjest për t’u solidarizuar me nënën e tij që kaloi kancerin dhe gjithë gratë e tjera që janë prekur nga kjo sëmundje.

Atdhe Xheravina

I pyetur për marrëdhënien e komentuar në media me Arjolën, Atdheu mohoi të ketë pasur një sherr mes tyre.

“Komunikimin e fundit e kam para dy-tre ditës”, tha ai, duke ritheksuar se bashkë kanë miqësi të mirë.

Ndryshe, javë me parë është përfolur se dyshja kanë pasur konflikt në mes veti dhe më nuk flasin./SHQIP.com