Rozë

Atdheu-Andit: Mos kërko falje nga unë për gabimet e tua

Atdheu dhe Andi

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” Andi dhe Atdheu ishin shokët më të dalluar në emision.

Ata vazhduan miqësinë e tyre edhe pas emisionit, por që nuk zgjati shumë.

Së fundmi Andi ka qenë i ftuar në Shqipëria Live, ku ka thënë se Atdheu duhet t’i kërkojë falje.

Kaq ka mjaftuar që Atdheu të bëjë reagimin e tij në Insta Story. Ai ka postuar një foto duke qeshur ku shkruan se ka postuar një foto sepse ka qeshur shumë sot.

”Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetëdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam kurrë turp të kërkoj falje, për ketë ke dale sot në deklarate po nuk ka gjë do rritesh e do i kuptosh ca gjëra me shumë. Fal e ke edhe këtë herë si shumë herë të tjera veç se qenke mirënjohës se mendoja se dhe atë nuk e kishe. Mos prit atë gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh”- ka shkruar ai.

Më tej ai ka bëre një tjetër postim ku shkruan: Fitnesi të djeg vetëm një javë shoqëria krejt jetën.

Pas këtij postimi të Atdheut nuk ka pasur ndonjë reagim nga Andi./SHQIP.com