Atdhe Xheravina e pret me lule Adriana Matoshin pas operimit
Aktorja, Adriana Matoshi ka përfunduar më sukses operacionin në tru për largimin e tumorit.
Pas kësaj ka pasur reagime të shumta përkrahëse nga familjar, miq dhe kolegë të saj të cilët kanë shkruar pas shërimit të saj.
Tashmë një gjë të tillë e ka bërë edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, i cili ka pritur Adrianën më një buqetë më lule pas përfundimit të operacionit.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe i dashuri i saj, Keith , i cili në gjuhën shqipe ka falënderuar Zotin, derisa ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses.
“Faleminderit Zot, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar ai.
Ndryshe, gjatë ditës së hënë Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori pas nëntë vitesh.
Ndërsa të martën u organizua ecja në sheshet e Prishtinës në mbështetje të Adrianës nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”./SHQIP.com