Sport Shqiptar

Atdhe Nuhiu transferohet te ekipi austriak

Atdhe Nuhiu

Ish sulmuesi i përfaqësueses kosovare, Atdhe Nuhiu është rikthyer në Bundesligën austrike ku ka nënshkruar me SCR Altach, shkruan Shqip.com.

Nuhiu kthehet në Austri pas tetë vitesh, duke nënshkruar me Altach për dy vitet e ardhshme.

“Në bisedime me Damir Cndi dhe Werner Grabherr, shumë shpejt u bë e qartë se projekti i Altach është premtues ndaj vendosa të vija këtu, Pas një viti jo shumë të lehtë në Qipro, kam prioritet të kthehem në nivelin tim maksimal sa më shpejtë që është e mundur dhe të ndihmojë ekipin tim me gola”, u shpreh Nuhiu.

31 vjeçari ishte pjesë e APOEL Nicosia në Qipro sezonin e kaluar, ku ishte transferua nga Sheffield Wednesday./shqip.com