Sport Ndërkombëtar

Atdhe Nuhiu po shkëlqen në Austri

Atdhe Nuhiu

Atdhe Nuhiu është duke e shijuar futbollin përsëri.

Shtatgjati po shkëlqen në këtë fillim të kampionatit – në Bundesligën austriake.

Ai ka shënuar katër gola – në po aq ndeshje me fanellën e Altach, teksa është autor i një asistimi.

Shtatgjati i zhvilloi 30 ndeshje në sezonin e fundit, teksa realizoi pesë gola dhe tri asistime.

Paraprakisht, ai ishte pjesë e Apoelit – ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Angli, te Sheffield Ëednesday.

Teksa, për Kosovën u paraqit 19-të herë në total – duke ndihmuar me tre gola./Shqip.com