Teknologji

ASUS do të prodhojë dhe zhvillojë mini PC të Intel

Kompania e madhe e teknologjisë, Intel, ka zgjedhur kompaninë ASUS si partnerin e parë për biznesin e saj të mini kompjuterrëve Next Unit of Compute (NUC).

Dy kompanitë kanë hyrë në një marrëveshje jodetyruese që do të bëjë që ASUS të prodhojë, shesë dhe mbështesë produktet e gjeneratës së 10-të deri në të 13-të në linjën NUC të Intel.

ASUS do të zhvillojë gjithashtu modele të ardhshme NUC.

Bazuar në formacionin aktual të biznesit, ASUS mund të zhvillojë mini PC-të e ardhshëm NUC, komplete DIY për mini-PC, komplete DIY për laptopë, pllaka të personalizueshme, shasi dhe elementë të tjerë montimi.

Në njoftimin për partneritetin, Intel tha se “ekspertiza dhe rekordi i ASUS-it për ofrimin e mini PC-ve lider në industri për klientët, e bëjnë atë të përshtatshëm në mënyrë ideale për të vazhduar nxitjen e inovacionit dhe rritjes në produktet e sistemeve NUC”.

ASUS do të krijojë një njësi të re biznesi të quajtur “ASUS NUC BU” për të gjitha prodhimet që lidhen me Next Unit of Compute të Intel.

Prodhuesi do të marrë një licencë jo-ekskluzive për sistemet NUC të Intel, megjithatë, duke bërë të mundur që prodhuesi i çipave të bashkohet me më shumë kompani në të ardhmen.

/Shqip.com