Rozë

Astriti i kundërvihet Alesjas në studio, pasi u akuzua se u hakmerrë për Albin

Astriti

Në “Për’puthen” mbrëmë është transmetuar takimi në mes të Astritit dhe Rrushës.

Ata u takuan për të zgjidhur debatet që kishin ditëve të fundit.

Një lumë akuzash u thanë nga të dyja palët, që me sa duket nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët të diskutimit.

Alesja akuzoi Astritin se njohja që ai ka dashur të krijojë ka qenë thjesht mënyra e hakmarrjes për shokun e tij Albin.

“Është hakmarrje kjo”, tha Alesja.

Astriti i mohoi akuzat e saj duke i shprehur se hakmarrjen do e kishte realizuar që në takimet me të dhe jo pas disa kohësh.

“Çfarë të keqe ka me pas shok Albin? Njëherë ka ndodhur në Kosovë, kur ka ardhur dhe e kam pritur. Nuk i kthej shpinën njerëzve si puna jote. Nëse do isha hakmarrë, do kisha thënë shumë gjëra në takim”, iu përgjigj Astriti.

Në anën tjetër, pas një diskutimi Astriti është larguar nga studio i revoltuar./SHQIP.com