Astrit Selmani shënon dy gola ndaj skuadrës serbe

Skuadra e Astrit Selmanit, Hammarby ka arritur të kaloj në “Play-Off” të “UEFA Conference League”, shkruan Shqip.com.
Skuadra suedeze kishte humbur ndeshjen e barë në Serbi kundër Cukaricit me rezulati 3-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Suedi, ata u treguan superiorë ndaj tyre.
Hammarby arriti të fitojë ndeshjen me rezultat të thellë 5-1, duke demoluar skuadrën serbe.
Më i miri në fushë për skuadrën suedeze padyshim se ishte sulmuesi kosovar, Astrit Selmani.
Reprezentuesi kosovar ishte fantastik në këtë përballje, ku edhe arriti të shënoi dy gola.
Goli e parë personal dhe të dytin për skuadrën e tij e shënoi në minutën e 26-të, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 72-të për rezultatin përfundimtar 5-1.

Pas kësaj fitore, skuadra suedeze në ‘Play-Off’ do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Baselit dhe Ujpest.