Sport Ndërkombëtar

Astrit Selmani rikthehet në stërvitje

Astrit Selmani

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani është rikthyer në stërvitje, pas një lëndimi që javën e kaluar e la pa ndjenja në fushën e gjelbër.

Ai kishte pësuar një përplasje me kokë me një nga futbollistët kundërshtarë të Ostersunds dhe u largua me barrela nga fusha e gjelbër, shkruan Shqip.com,

Por, pas ekzaminimeve mjekësore është vërtetuar se nuk ka pasur asgjë serioze dhe futbollisti është riktheyr në stërvitje, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, klubi ku luan ai, Hammarby, përmes një postimi në Twitter.

“Astrit Selmani ka filluar të lëvizë dalëngadalë, pas tronditjes që e pësoi në ndeshje kundër Ostersund. Të enjten, ai e kreu një stërvitje të lehtë në Astra IP, pasi pushoi disa ditë. Rikthimi ka filluar, por është e rëndësishme të vazhdojmë me kujdes”, thuhet në njoftimin e klubit.

Futbollisti i Dardanëvë, është 24 vjeçar, ndërsa këtë sezonë ka zhvilluar 23 paraqitje dhe ka shënuar katër gola. /Shqip.com