Astrit Selmani largohet me barelë nga loja
Publikuar:
(24.10.2021 17:44:17)

Dita e sotme, nuk ka qenë aspak e mirë për sulmuesin e Përfaqësuses së Kosvës, Astrit Selmani.
Ai është nxjerrë nga fusha e gjelbër me barrela, në ndeshjet që skuadra ku ai luan, Hammarby e zhvilloi kundër kundër Ostersunds, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e 40-të, ai pati një përplasje prej së cilës mbeti pa ndjenja.
Menjëherë, pas këtij incidenti, ai u dërgua në spital, ku edhe do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
Sipas raportimeve të para, thuhet se ai ka pësuar një çarje në vetull, ndërsa po dyshohet se mund të ketë pësuar një tronditje në kokë./Shqip.com