Teknologji Auto

Aston Martin zëvendëson modelin DB11

Aston Martin ka konfirmuar zyrtarisht se brenda këtij muaji, do të sjellë pasardhësin e modelit DB11 dhe me gjasë do të  quhet DB12.

Kompania britanike nuk ka dhënë shumë detaje rreth modelit se si do të duket, por disa informacione janë se dritat e përparme do të në një dizajn të ri. Sa i përket formës së përgjithshme, duket të jetë një përditësim i DB11, i cili erdhi në treg në vitin 2016, si një zëvendësim i DB9.

Pjesa e jashtme ka disa ndryshime të vogla, por në pjesën e brendshme priten ndryshime të shumta dhe një nga to, do të jetë motori V8 me burim AMG, por është e paqartë nëse modeli V12 do të vazhdojë. Ky motor mund të ruhet për zëvendësimin e DBS.

Brenda, DB12 do të ketë një përmirësim të info-argëtimit, por burime pranë Aston Martin kanë thënë se do të ketë një plan urbanistik dhe dizajn unik. Përmirësimet duhet të përfshijnë Apple CarPlay dhe Android Auto të integruar dhe një ndërfaqe me ekran me prekje.

Deri më tani, Aston është parë vetëm duke testuar një coupe, por një model Volante është pothuajse me siguri në pritje të daljes. Një version më i shpejtë ka gjithashtu shumë të ngjarë të vij, por mund të mos përdorë emrin DBS këtë herë.

/Shqip.com