Teknologji Auto

Aston Martin do të lançojë 8 makina të reja sportive (Foto)

Të pasionuarit pas veturave të Aston Martin do të kenë para vetës 8 modele të reja që do dalin në shitje brenda 24 muajve të ardhshëm.

Modelet e veturave do të nisin me prezantimin e DB12 të ri, i cili tashmë është konfirmuar se do të jetë pasardhës i modelit DB11.

Aston Martin DB12 pritet të debutojë në fund të këtij muaji, me dërgesat e para të planifikuara për tremujorin e tretë të 2023.

Grand Tourer që është spiunuar disa herë, do të pasohet nga zëvendësimi për DBS të lidhur me mekanikën, si gjenerata aktuale me serinë 770 Ultimate me prodhim të kufizuar.

Prodhuesi britanik i automjeteve po punon për pasardhësin e Vantage si një ofertë e nivelit fillestar.

Të tre linjat e makinave sportive me motor të përparmë (Vantage / DB12 / DBS) ka shumë të ngjarë të jenë të disponueshme si në modele kupe.

Sa i përket ofertave të supermakinave me motor të mesëm, nis me modelin Valkyrie që do prezantohet së shpejti e më pas do t’i bashkohet modeli hibrid plug-in Valhalla, i cili do të përfitojë nga teknologjia e rrjedhur nga F1.

Drejtuesit e kompanisë kanë folur për një model misterioz e që duhet se do të jetë pjesë e serisë GT.

Aston Martin është duke punuar në veturën e parë elektrike që do të arrijë në vitin 2025.

/Shqip.com