Lajme

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24-orëshi është shëruar një person dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Po ashtu, vlen të theksohet se nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe nëntë raste aktive me virus.

/Shqip.com