Lajme

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe është shëruar vetëm një person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here por që në 24-orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe dhjetë raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com