Kulturë

Asnjë libër në gjuhën shqipe në Panairin ndërkombëtar në Gjenevë

Ilustrim
Ilustrim

Nga data 22 deri më 26 mars në Gjenevë është hapur Panairi i Librit ku janë prezantuar lexuesve qindra e mijëra tituj te librave te me shumë se 600 autorëve nga mbare bota, por jo edhe libri shqip, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Libri, miku më i ngushtë i njeriut ka udhëtuar mijëra kilometra nga katër anët e botës për të qenë pjesë e festivalit të librit në Gjenevë. Këtu po marrin pjesë qindra autorë nga mbarë kontinenti që do të simbolizojnë diversitetin e madh të botimeve të zhanreve të larmishme të librit në gjuhët e ndryshme botërore, përveç nga Zvicra edhe nga Amerika, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, vendet e Ballkanit, madje edhe nga Afrika dhe Australia e largët.

Fatkeqësisht në këtë panair ndërkombëtar nuk hasem në asnjë libër në gjuhën shqipe?! Në fakt hasem vetëm në një libër të Ismail Kadaresë, shkruan Le Canton27.ch.

Atëherë shtrohen dilema, se sa janë serioze apelet e institucioneve tona qofshin ato nga Shqipëria apo Kosova, për ruajtjen e gjuhës shqipe apo për ruajtjen e rinisë nga asimilimi, kur në panairet ndërkombëtare, sikur ky i Gjenevës, nuk ekspozohet asnjë libër në gjuhën shqipe, se paku një abetare për 300 mijë shqiptarët në Zvicër?! Në fund, çfarë të thuhet, në Zvicër ma shpejt vijnë pashtetat dhe suxhuku, se sa libri ne shqip, kjo nuk donë koment! Pra mungesa e librit shqip ne Serbi justifikohet disi, por asesi ne vendet e civilizuara dhe demokratike, sikur në Zvicër.

/Shqip.com