Lajme

Asnjë i vdekur dhe 40 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 1.039 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.451.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 819.597 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.360 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 650.