Lajme Ballkan

Asnjë humbje jete dhe vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar dy raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu gjatë këtij intervali kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i të shtruarave në Spitalet e Shqipërisë është katër.

Ndërsa sa i përket rasteve aktive, momentalisht në Shqipëri janë 141 raste.

Prej fillimit të pandemisë jetën nga COVID-19, e kanë humbur 3 mijë e 598 qytetarë.

/Shqip.com