Sport Ndërkombëtar

Asnjë gol në La Liga

Eden Hazard

Kur zbarkoi në “Santago Bernabeu” konsiderohej si një nga më të mirë në botë.

Florentino Perez nuk kurseu nga kuleta, duke paguar 100 milionë euro për të.

Por, Aventura e Eden Hazard në Real Madrid nuk ka shkuar fare sipas planeve.

Kapiteni i Blegjikës ka pasur probleme të shumta me lëndime dhe shumë ndeshje i ka shikuar nga stoli, ose nga tribunat.

Eden Hazard Watches Yet Another El Clasico From the Bench as Barcelona  Routes Real Madrid
Eden Hazard

Edhe në ndeshjet kur është inkuadruar në La Liga – nuk është se ka lënë shumë shenja.

Numri shtatë i mbretërve ka djersitur 17-të herë fanelën në elitën e futbollit spanjoll në këtë sezon, por nuk ka shënuar asnjë gol të vetëm.

Teksa, ka asiturar vetëm një herë.

Por, përkundër kësaj – Carlo Ancelotti e konirmoi sot, se Hazard nuk do të largohet nga Madridi.

Eden ka kontratë me “los blancos” deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve ka rënë dukshëm. “Transfermarkt” e vlerson futbollistin me vetëm 16-të milionë euro.