Sport Shqiptar

Asllani kërkohet në Premier Ligë, Interi merr vendim

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani është emri më i lakuar për momentin te Interi. Pavarësisht se nuk ka pasur minuta të mjaftueshme këtë sezon, mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet si një nga më të mirët dhe për këtë, Interi është duke e llogaritur si të rëndësishëm në sezonin e ri.

Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio ka pasur një darkë me trajnerin italian Roberto de Zerbi i cili është pjesë e Brightonit në Angli. Tekniku arriti të bënte mrekulli këtë sezon me skuadrën e tij duke u kualifikuar për në Ligën e Evropës.

“Tutto Sport” raporton se mes palëve nuk ka pasur negociata në lidhje me afatin kalimtar, megjithatë trajneri italian ka shprehur dëshirën për të pasur Asllanin në ekip. Ai është një emër që De Zerbi e njeh dhe kërkon që ta ketë në dispozicion, por e njëjta gazetë raporton se Interi nuk ka në plan të dëgjojë oferta për Asllanin, duke qenë se basti për të është i madh dhe me largimin e mundshëm të Brozovic, Asllani mund ta zëvendësojë duke qenë se ka përfituar nga eksperienca e tij në sezonin e fundit.

/Shqip.com