Asllani arrin marrëveshje me Milanin

Reprezentuesja suedeze, Kosovare Asllani, tashmë ka bërë të ditur vendimin e saj për t’u larguar nga Real Madrid.
Ajo nuk do të veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm dhe do të largohet si transferim i lirë, pasi kontrata e saj me “Las Blancas” skadon këtë verë.
Asllani u transferua te “Galaktikët” në vitin 2019 dhe ishte absolutisht e shkëlqyer gjatë dy sezoneve të saj të para, por në stinorin e fundit ajo pati probleme të shumta me lëndimet.
Destinacioni i saj i ardhshëm ishte i paqartë kur ajo njoftoi largimin e saj, por Luca Maninetti i Radio Rossonera, Semper Milan dhe Gianluca DiMarzio i Sky Sports kanë raportuar se AC Milan është afër sigurimit të shërbimeve të Asllanit për 2022-23 dhe më tej.
Sipas raportimeve Asllani tashmë ka arritur një marrëveshje personale me “Rossonerët” dhe duhet të vetëm zyrtarizmi.

Teksa Milani po transferon Kosovare Asllanin, rivali i tyre, Interi ka arritur marrëveshje për Kristjan Asllani./Shqip.com