Ekonomi

ASK: Rritet numri i të punësuarve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin qershor 2023.

Sipas, ASK-së, të punësuarit me pagë primare, sipas ASK-së në muajin qershor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 370 857 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022, që ishin 360 507), ka rritje për 10 350 persona apo shprehur në përqindje me 2,9 % të punësuar me pagë primare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34.

Kurse të punësuarit me pagë sekondare, në muajin qershor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18 172 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2022, që ishin 17 063), ka rritje për 1 109 persona apo shprehur në përqindje me 6,5 % të punësuar me pagë sekondare. Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

E punësimi sipas aktiviteteve është punësimi më i theksuar për muajin qershor ka qenë në këto aktivitete: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social me 22,3 %, tregti me shumicë dhe pakicë 21,9 %, si dhe në prodhim 11,2 %.

ASK thotë se këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

“Ky publikim ofron të dhëna për numrin e të punësuarve të kategorizuar sipas: gjinisë, grup-moshës, numrit të punësuarve me pagë primare dhe sekondare, përqindjes së të punësuarve sipas aktiviteteve ekonomike, si dhe të dhënat për punëkërkuesit e regjistruar sipas gjinisë dhe grup-moshës”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

/Shqip.com