Ekonomi Biznes

ASK: Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit 2022, ku thuhet se pati rënie për -0.6 %, krahasuar me tremujorin e tretë të 2022.

Sipas ASK-së, rënie më të madhe kishte te: energjia -42.8 % dhe materialet -0.3 %.

Ndërsa, rritje kishte te: makineritë (3.9 %); kostot e tjera (1.4 %); dhe pagat (0.9 %). Ndërkaq, krahasuar TM4 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 16.7 %. Rritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti (40.4%); makineritë (17.8 %); materialet (17.6 %); kostot e tjera (12.5 %); dhe pagat (9.6 %). Ndërsa, rënie u vërejt te energjia (-15.2 %)”, thuhet në njoftim e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

/Shqip.com