Lajme

ASK publikon raportin’’ Statistikat e Hotelerisë’’ për muajin shkurt 2022

41 mijë e 311 vizitorë kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) e cila ka publikuar raportin “Statistikat e Hotelerisë” për muajin shkurt 2022.

Sipas tyre 42.79% nga vendorët dhe 57.21% nga të huajt.

Po ashtu është bërë e ditur se pjesë e anketës ishin 206 hotele, të cilat ushtrojnë veprimtari hotelieri në territorin e Kosovës.

”Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 27 739 prej tyre 44.92% ishin vendorë dhe 55.08% ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 41 311 prej tyre 42.79% nga vendorët dhe 57.21% nga të huajt” thuhet në raportin e ASK-së.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 11 mijë e 213 vizitorë dhe 16 mijë  925 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra./Shqip.com