Lajme

ASK publikon raportin për muajt janar – shkurt 2022, ja sa familje përfituan nga skema sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës

25.811 familje me gjithsej 102.333 anëtarë kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shkurt.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistika të Kosovës, ku sipas tyre nga skema për mbështetje materiale kanë përfituar 2.431 familje që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.

“Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës ishin 148.020 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49.746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3.506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1.990 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1.233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1.725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17.737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2.697 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishin 13.250 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës ishin 37.015 përfitues”, thuhet në njoftim.

ASK ndër të tjera ka bërë të ditur se gjatë muajve janar dhe shkurt 2022 janë braktisur katër fëmijë./Shqip.com