Ekonomi Biznes

ASK: Në shkurt u importuan mbi 300 GWh energji, u eksportuan mbi 140

Foto Ilustruese

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, për muajin shkurt 2023.

Gjatë muajit shkurt 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 485.37 GWh, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 26.51 GWh, dhe prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe ajo solare ishte 42.7 GWh.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 713.21 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh, ose 1.4% më i vogël, krahasuar me muajin njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë ton, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak

/Shqip.com