Lajme

ASK: Gjatë prillit 2022 konsumimi i energjisë më i vogël se në prill të 2021-tës

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë.

Këto të dhëna janë në baza mujore dhe ky publikim paraqet të dhëna statistikore për muajin Prill të vitit 2022.

Sipas ASK-së konsumimi i energjisë elektrike gjatë muajit prill të këtij viti është më i vogël se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjatë muajit Prill të vitit 2022 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh apo -9.48 % më i vogël me muajin e njëjte të vitit paraprak . Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.46%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Gjithashtu, eksporti i energjisë dhe prodhimi i thëngjillit ka qenë më i vogël këtë vit duke e krahasuar me vitin e kaluar.

“Importi i energjisë elektrike në Prill të vitit 2022 ishte 206.1 GWh kurse Eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 245.7 GWh. .Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”.

Sipas ASK-së, në muajin prill të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 563.94 GWh , ai nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 13.13 GWh kurse, nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 34.58 GWh./Shqip.com