Lajme

ASK: Çmimi mesatar i drurit është rreth 70 euro për metër

Një metër dru është duke u shitur rreth 70 euro në Kosovë.

Por sipas çmimeve mesatare të artikujve të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ka një dallueshmëri në çmimet e druve varësisht prej llojit.

Druri i llojit Bung ka një çmim mesatar prej 67.33 euro ndërsa Ahu blihet në vlerë të 50 eurove një metër.

Çmimi për vajin është mesatarisht rreth 2.45 euro ndërsa vezët 3.88 euro.

Vlen të theksohet se ka lëvizje të çmimeve nga dita në ditë dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës e ka nxjerrë çmimin mesatar për pesë ditët e fundit.

Në çmimet e ASK-së, vërehet se ngritje të  çmimi ka pësuar nafta  duke filluar nga 1.70 euro litri në 1.78 euro.

/Shqip.com