Asistimi më i mirë i Xavit

Opinion
Barcelona ka luajtur pa sulmues të krahut të djathtë për disa vite.
Edhe pse Messi ka figuruar në atë pozicion, rreshtimi i tij në fushën e blertë ka qenë “i lirë”.
Ai vraponte në mesfushë – e kërkonte topin, asistonte ose e dërgonte në rrjetë.
Ndërsa, Dembele disa herë ka dhuruar copëza shkëndija – kur ka luajtur në krahun e djathtë, por dëmtimet e kanë bërë të vetën.

Realisht, krahu i djathtë është zbuluar edhe në mbrojtje – nga mungesa e ndihmës së sulmuesve në mbrojtje.
Si rezultat, mesfushorët janë detyruar të bëjnë më shumë punë në mbrojtje dhe kanë qenë të dobët me asistime.
Por, të gjitha këto probleme kanë një zgjidhje: Adama Traore.
Me ardhjen e Traores – driblimet nga krahu i djathtë – kanë filluar të shtohen.
Dy asistime – në vetëm tri ndeshje të zhvilluara janë dëshmia më e mirë e kësaj.

Teksa, falë përgaditjes së lartë fizike, ai po e ndihmon skuadrën edhe në mbrotje.
Duke marrë parasysh faktin që Dani Alves ka 38 vjet në supe, në vazhdim të sezonit – Adama mund t’i japë më shumë liri, që ai të avancojë në sulm.
Për Adaman – nuk do ketë shumë rëndësi se kush luan në qendër. Sepse, nëse luan Luuk de Jong – atë mund ta shërbejë me krosime.
Kurse, nëse luan Aubameyang – mund ta shërbejë me pasime – pasi të dy kanë shpejtësinë e dritës.

“A-A”, (Adama-Aubameyang), mund të jetë një dyshe “vrasëse”. Njëri asiston, tjetri shënon.
Nëse – Traore vazhdon të përmisohet dhe ta rrisë nivelin – atëherë do jetë edhe një tjetër lajm i mirë për katalunasit: loja nuk do varet nga krahu i majtë. Jordi Alba mund të “pushojë”, pasi në loja do bartet në anën tjetër. /Shqip.com