Lajme Ballkan

Tragjike, ashensori i ka prerë kokën një gruaje të moshuar në Osijek

Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur pasditen e së hënës në një shtëpi private të të moshuarve në Osijek, kur një ashensor mallrash vrau një grua të moshuar, banore të shtëpisë.

Skena, siç shkruan Veçernji, ishte e frikshme dhe nuk e mbajnë mend as ekspertët më me përvojë të mjekësisë ligjore.

Plakës fatkeqe thuajse i ishte prerë koka dhe për të nxjerrë trupin jashtë, zjarrfikësit iu desh të prisnin dyshemenë.

Policia nuk jep asnjë informacion për këtë tragjedi, por i referohet DORH.

“Hetimet janë duke u zhvilluar, po konstatohet nëse ka elemente të veprës penale, gjegjësisht nëse ashensori ka qenë në gjendje pune dhe a ka qenë i servisuar rregullisht”, thonë nga Prokuroria Komunale e Shtetit në Osijek. /Vijesti

/Shqip.com