Sport Shqiptar

Asani: Jam shumë i lumtur që u bërë pjesë e Shqipërisë, pasi jam nga Maqedonia e Veriut dhe si çdo shqiptar atje, mezi e pres ftesën

Pamje nga konferenca
Pamje nga konferenca

Futbollisti i Gwangju FC në Korenë e Jugut, Jasir Asani është një nga risitë e Sylvinhos te Kombëtarja shqiptare, teksa bashkë me Anis Mehmetin, grumbullohen për herë të parë, për ndeshjen ndaj Polonisë në Varshavë.

Ish-sulmuesi i Partizanit, që aktualisht luan në kampionatin korean, po bën mjaft mirë atje dhe ka fituar besimin e trajnerit, teksa në një konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, rrëfeu emocionet e grumbullimit me Kombëtaren Kuqezi.

“Jam shumë i lumtur, pasi jam nga Maqedonia e Veriut dhe si çdo shqiptar atje, mezi e pres ftesën. Ne e ndjejmë fanellën kuqezi dhe japim gjithmonë 200%, ndaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë dhe gati të bëj më të mirën në fushë”, deklaroi Asani në konferencën për media.

“Ftesën e kam pranuar menjëherë dhe me shumë dëshirë. Jam shumë i kënaqur që shënova tre gola në ndeshjen e fundit dhe tani jam gati të bëj maksimumin për Kombëtaren Shqiptare. Shpresoj që të fitojmë në Poloni dhe po të shënoj, do të ishte akoma më mirë. Kam biseduar dje me trajnerin, por për të më kanë folur shumë njerëz. Është një trajner shumë i mirë dhe besoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Duam të marrim rezultat pozitiv në Poloni dhe të arrijmë objektivat. Unë vij për të dhënë maksimumin gjithmonë, sa herë që trajneri të më hedhë në fushë. Natyrisht që dëshiroj të shënoj dhe nëse luaj, do të bëj maksimumin t’ia dal. Jam shumë i lumtur që jam këtu, theksoi Jasir Asani.

/Shqip.com