Sport Shqiptar

Asani e fiton çmimin për golin më të mirë në kualifikimet e “Euro 2024”

Goli i Jasir Asanit ndaj Moldavisë është zgjedhur si më i miri i raundit të tretë në fazën e grupeve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sulmuesi shqiptar shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur në fitoren 2:0 të Kombëtares së Shqipërisë.

Pas ndeshjeve të raundit të tretë, UEFA, si zakonisht, publikoi një sondazh për të zgjedhur golin më të mirë.

Dhe, çmimin për golin më të mirë e fitoi reprezentuesi shqiptar, Jasir Asani.

Ndërkohë goli i Elmas për Maqedoninë e Veriut është renditur i dyti, i Leon Ranos për Armeninë i treti dhe në fund ai i Bernardo Silvas për Portugalinë

/Shqip.com